Suksesi që pati kjo vepër, e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, me trupën e aktorëve të Teatrit të Korçës, bëri që ajo shumë shpejt të transformohej në film. Ashtu si vepra teatrale, edhe ajo filmike pati një “sequel” me “Shoqja nga fshati”.
Në teatër, regjisori i shfaqjes ishte Dhimitër Orgocka ndërsa filmat mbajnë firmën e regjisorit të mirënjohur Piro Milkani. Regjisori Milkani dhe aktorja protagoniste Violeta Manushi u nderuan me medaljen e Festivalit II të Filmit Shqiptar në 1977-ën.





