Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETANë botë ka ende tre miliardë njerëz pa internet

Në botë ka ende tre miliardë njerëz pa internet

Banorët e planetit që nuk janë lidhur kurrë në internet janë pothuajse tre miliardë, rreth 37% e popullsisë së botës, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që studiuan përhapjen digjitale në mbarë botën, shkruan faqja italiane e dedikuar teknologjisë focus.com. Sipas studimit, 96% e njerëzve që nuk kanë akses në internet jetojnë në vendet në zhvillim. Edhe pse këto shifra duken mbresëlënëse, duhet theksuar se midis 2019 dhe 2021 rreth 800 milionë njerëz u lidhën për herë të parë në internet: një rritje që bëri që përdoruesit e internetit të arrijnë në 4,9 miliardë dhe që u mbështet veçanërisht nga pandemia. Sipas Kombeve të Bashkuara, në fakt ishte Covid-19 ai që favorizoi përdorimin e internetit, qoftë edhe me lidhje me cilësi të ulët. Kjo është një rritje prej 10% krahasuar me vitin e kaluar, rritja më e lartë vjetore e parë ndonjëherë që kur ka ekzistuar interneti. Bllokimet, shkolla dhe puna në distancë, nevoja për të komunikuar pa dalë nga shtëpia ishin faktorët nxitës të këtij fenomeni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ