Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKafeja do të prodhohet në laborator

Kafeja do të prodhohet në laborator

Problemi global mjedisor, i cili është kthyer në një emergjencë vitet e fundit, po shtyn shumë kompani të rishikojnë prodhimin e ushqimeve dhe pijeve të caktuara, duke menduar për metoda alternative, ndoshta më të qëndrueshme dhe sigurisht më teknologjike, shkruan faqja teknologjike focus.it. Pas të ashtuquajturit mish sintetik, i cili mund të mos jetë shumë miqësor me mjedisin, tani vjen kafeja po aq sintetike, një pije që imiton shijen e kafesë së vërtetë, e prodhuar nga qelizat bimore të rritura në laborator. Ideja vjen nga Qendra Kërkimore Teknike (VTT) në pronësi të shtetit finlandez, ku një ekip studiuesish ka kultivuar qeliza bimore të marra nga një kampion i një bime kafeje, duke i transferuar më pas në bioreaktorë (përshpejtuesit e rritjes) për të gjeneruar biomasë shtesë. Pasi analizuan biomasën, studiuesit kryen pjekjen në furrë dhe sipas ekspertëve, të cilët ishin të parët që shijuan një filxhan të bërë nga kjo kafe e rritur in vitro (e quajtur gabimisht sintetike), shija e pijes kujton pikërisht atë të kafesë klasike. Ajo që shkenca ofron është një kafe e mirë dhe e vërtetë, e cila ka një ndikim mjedisor dhe social në nivel global. Në fakt, kërkesa e madhe për kafe çon në një nevojë gjithnjë në rritje për tokë të punueshme, duke nxitur kështu shpyllëzimin (me të gjitha pasojat që kjo sjell), veçanërisht në zonat delikate të pyjeve tropikale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments