Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPlanetë ”mashtrues”?

Planetë ”mashtrues”?

Qindra miniplanetë të paverifikuar enden në boshllëkun e hapësirës pa një yll ”prind”, pa një objekt për t’u lidhur me të në një orbitë të rregullt. ”Ata janë planetë endacakë, mjaft të ngjashëm me çdo planet në çdo sistem diellor, por pa një yll referimi”, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore ”Nature Astronomy”, shkruan faqja focus.it. Një zbulim shumë i veçantë, pikërisht për shkak të numrit të madh të planetëve, por edhe për faktin se mund të ndihmojë për të kuptuar origjinën misterioze të këtyre objekteve. Planetët endacakë, të quajtur gjithashtu planetë ”ndëryjorë” ose planetë ”jetimë”, madje nëse doni t’i përmbaheni përkthimit të mirëfilltë nga gjuha angleze, planetë ”mashtrues”, janë jashtëzakonisht të pakapshëm dhe të vështirë për t’u vëzhguar si objekte, pasi nuk kanë asnjë yll që i ndriçon ato dhe asnjë ndikim të rregullt gravitacional me objektet e tjera.Nga vijnë ata? Kjo është pyetja që astronomët i kanë bërë vetes. Aktualisht ekzistojnë dy hipoteza, ndoshta të dyja të sakta. E para thotë se këta planetë ”u hodhën” nga sistemet diellore në një moshë të re, kur planetët e mëdhenj nuk ishin stabilizuar ende në orbita. Hipoteza e dytë, megjithatë, thotë se ato janë rezultat i një kolapsi të një reje gazi shumë të vogël për të formuar një yll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ