Sipas MeteoAlb: Shqipëria; gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR në shtrirjen Lindore vranësirat do të jenë disi më të dendura; megjithatë nuk priten reshje; Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit KU më të theksuara do të jenë në zonat bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në vlerat e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Lezhë dhe Vlorë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësnëi mbi 35 km/h nga drejtimi drejtimi kryesisht Veriperendimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim i ulët.




