Ferma e parë lundruese në botë në qytetin holandez të Roterdamit mbështet vetëqëndrueshmërinë dhe riciklimin në bujqësi dhe blegtori. Ferma lundruese me sipërfaqe 1 200 metra katrore, e ndërtuar në kanalin Merwehaven në 2018, e cila në maj 2019 u vu në përdorim, shquhet si një zgjidhje e rëndësishme për holandezët që kanë mungesë toke. Minke Van Wingerden, një nga themelueset e fermës, tha se objekti funksionon me kapacitet të plotë me rreth 40 lopë dhe se nga çdo lopë marrin nga 20 deri në 25 litra qumësht në ditë. Qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi janë disa nga produktet e qumështit që kjo fermë ofron për klientët në dyqanin e saj, por edhe në raftet e dyqaneve të tjera të Roterdamit. Ferma gjithashtu prodhon dhe shet plehra organike. Fakti që ferma ndodhet në ujë, ofron përfitime për fermerët për shkak të afërsisë së saj me qendrën e qytetit, dhe gjithashtu mund të shërbejë si një model blegtoral për një të ardhme që është gjithnjë e më e pasigurt për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ferma lundruese holandeze
RELATED ARTICLES