Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër ka marrë një pamje të re, pas rikthimit të funksionalitetit të hapësirave përreth saj.Mjediset e sistemuara tashmë i shërbejnë mësimdhënies, sporteve, arteve, zejeve dhe aktiviteteve komunitare, në dobi të mbi 150 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit përreth shkollës.
Hyrja e shkollës ishte bllokuar nga disa hekura, lavazhe dhe motorë uji të braktisur prej vitesh aty. Lirimi i hyrjes së saj u krye në shtator 2025 në kuadër të operacionit për lirimin e hapësirave publike.





