Kosova Moti – E Enjte, 2 Prill 2026

0
7

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave dhe shirave në pothuajse gjithë territorin e Kosovës KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore; Po ashtu edhe  pasditja do të vijojë më vranësira dhe shira POR në sasi disi më të pakta; Në mbrëmje vonë pritet largim i vranësirave dhë shirave nga i gjithë territori i vendit; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga;  -1°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 11°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në Gjakovë; Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.