OKB fton shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, shoqërinë civile, sektorin privat, etj. të angazhohen në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale për zero mbetje.

Këtë vit, OKB e kanë vendosur fokusin te ushqimi: çfarë hamë, çfarë shpërdorojmë dhe si mund të ecim drejt një të ardhmeje më rrethore.

Nëse paketohen në kontejnerë standardë transporti, të vendosur nga njëri skaj në tjetrin, sasia e përgjithshme e mbeturinave të ngurta bashkiake që prodhojmë çdo vit, do të ishte e mjaftueshme për të mbështjellë globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbeturinave të ngurta do të rritet në 3.8 miliardë ton në vit deri në vitin 2050. Shumica e mbeturinave ushqimore ndodhin brenda familjeve (60%), e ndjekur nga shërbimi ushqimor (28%) dhe shitja me pakicë (12%).

Shpërdorimi i ushqimit gjeneron 8-10% të emetimeve globale të gazit serrë, gati pesë herë më shumë se emetimet nga industria e aviacionit.