Policia e Shtetit vijon monitorimin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke fokusuar veçanërisht kontrollin mbi përdorimin e telefonit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjeteve.
Autoritetet bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të veprojnë me kujdes maksimal për jetën e tyre dhe të të tjerëve.





