Berat, përmirësohet aksesi drejt Kalasë me rikonstruksionin e rrugës “Shkëmbi”

0
3

Në rrugën “Shkëmbi” në Berat kanë rifilluar punimet duke i dhënë një tjetër impuls përmirësimit të aksesit drejt lagjes muzeale të Kalasë.

Ky aks i rëndësishëm, që lidh kalanë me Urën e Goricës, do të shndërrohet në një itinerar tërheqës për vizitorët dhe për të apasionuarit pas ecjeve në natyrë duke ofruar një eksperiencë unike mes turizmit kulturor dhe atij natyror.

Rruga me gjatësi 1,3 km do të pajiset me trotuar në njërin krah, ndriçim, sinjalistikë dhe elementë sigurie, duke garantuar kushte më të mira për komunitetin dhe vizitorët.