Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENjerëzimi po luan me krizat me nuanca bërthamore

Njerëzimi po luan me krizat me nuanca bërthamore

riza të ndryshme me nuanca bërthamore po përhapen me shpejtësi, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në ceremoninë përkujtimore me rastin e 77-vjetorit të hedhjes së bombës atomike në Hiroshima. ”Armët bërthamore nuk kanë kuptim”, shtoi ai. ”Tre çerek shekulli më vonë, ne duhet të pyesim veten se çfarë mësuam nga reja e kërpudhës që u ngrit mbi këtë qytet në vitin 1945”, tha Guterres në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima. Në ceremoninë për nder të viktimave të sulmit të parë atomik të aviacionit amerikan, që u zhvillua më 6 gusht 1945, morën pjesë të mbijetuar nga bombat bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, aktivistë të rinj të paqes, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe autoritete të tjera lokale. “Krizat me nuanca të rënda bërthamore po përhapen me shpejtësi, nga Lindja e Mesme në Gadishullin Korean, deri në pushtimin rus të Ukrainës. Njerëzimi po luan me një armë të mbushur”, paralajmëroi ai. Guterres e konsideroi Konferencën aktuale të Rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore që po zhvillohej në Nju Jork një shenjë shprese dhe u kërkoi palëve të interesuara “të veprojnë urgjentisht për të eliminuar rezervat që kërcënojnë të ardhmen tonë, për të forcuar dialogun, diplomacinë dhe negociatat dhe për të mbështetur programi i çarmatimit duke eliminuar këto pajisje shkatërrimtare”https://ata.gov.al/2022/08/06/hiroshima-guterres-njerezimi-po-luan-me-krizat-me-nuanca-berthamore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments