Sipas MeteoAlb: Do të VIJOJNE vranësirat në të gjithë territorin Shqiptar përgjatë orëve të paradites duke bërë që herë pas – here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu e dëbore në zonat e thella malore; Parashikohohet që gjatë orëve të pasdites; zonat e ulëta dhe ato bregdetare të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; duke lënë zonat malore Lindore me vranësira dhe reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta; Gjatë natës vonë; pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat dhe reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ULEN ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 18°C vlera më në rang territori.
Era do të fryjë e fortë duke arrtitur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.




