Bashkimi Evropian ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase ndërsa sistemi shëndetësor i vendit është vënë në provë nga pushtimi rus. ”BE-ja po rrit operacionet për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat mjekësore në rritje”, theksoi komisioneri evropian për menaxhimin e krizave Janez Lenarçiç. ”Që nga marsi, në fazat e hershme të pushtimit rus, blloku ka koordinuar transferimet mjekësore për pacientët nga spitalet ukrainase në spitalet e disponueshme të BE-së”, thuhet në deklaratën e Komisionit. Deri më tani, 18 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Spanjën, Portugalinë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Poloninë, kanë mirëpritur 1 000 pacientë, sipas të dhënave të Komisionit Evropian. Transferimet u bënë përmes një programi të mbështetjes humanitare të BE-së dhe lehtësuan “presionin mbi sistemet shëndetësore të fqinjëve të Ukrainës”, tha Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides.https://ata.gov.al/2022/08/05/fokus-be-ka-evakuuar-1000-paciente-nga-spitalet-ukrainase/
BE ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase
RELATED ARTICLES