Në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është instaluar platforma inovative automatike me Real-Time PCR.Përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Riana Gjyli, theksoi se platforma e re për gjenotipizimin e grupeve të gjakut përfaqëson një risi të rëndësishme në fushën e imunohematologjisë.Në këtë mënyrë, theksoi ajo, “do të kemi mundësi të shfrytëzojmë ofrojmë shërbim më të sigurt, për pacientët tanë të cilët do të kenë mundësi të marrin transfuzionet e gjakut apo të komponentëve të tjerë të gjakut, me një përputhshmëri më të saktë, me më pak risqe për reaksione ndaj transfuzionit dhe me një efikasitet klinik më të mirë”.
“Platforma për tipizimin molekular të grupeve të gjakut është një pajisje e teknologjisë së fundit, tërësisht e automatizuar dhe e pajisur me të gjithë elementët teknikë për një qendër transfuzioni moderne”, përfundoi ajo.





