Koreja e Jugut ka leshuar anijen e parë kozmike në hapësirë ndërsa kontakti është realizuar pas 90 minutash. “Korea Pathfinder Lunar Orbiter” (KPLO), i njohur edhe si “Danuri” nga raketa Falcon 9 e kompanisë amerikane SpaceX, është nisur nga Cape Carnival, në shtetin amerikan të Floridës. Rreth 180 milionë dollarë u shpenzuan për anijen kozmike, e cila u zhvillua nga Instituti korean për aviacion dhe hulumtime të hapësirës. Anija kozmike bëri kontaktin e parë me stacionin në Canberra, Australi, rreth 90 minuta pasi u nis nga Cape Carnival, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Lançimi u planifikua për të mërkurën, por u prolongua për shkak të disa vështirësive të caktuara.https://ata.gov.al/2022/08/05/koreja-e-jugut-fillon-misionin-e-zbulimit-ne-hene/