Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, punësimi në këtë sektor u rrit me 5,6%, ndërsa paga mesatare u rrit me 8,5%. Në të njëjtën kohë, norma e papunësisë në fund të vitit qëndroi në nivel të ulët historik prej 8,3%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi sot për mediet, “se rritja e shpejtë e pagave nuk ka çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve, falë përmirësimit të produktivitetit dhe reduktimit të marzhit të fitimit të bizneseve. Megjithatë, kërkesa e lartë për punë dhe oferta e kufizuar e fuqisë punëtore mbajnë tregun e punës nën tension”.

Sipas tij, ky zhvillim tregon se tregu i punës në Shqipëri është në fazë të fortë rritjeje, duke kontribuar në stabilitetin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për familjet dhe bizneset.