Vijojnë punimet për bajpasin e Shëngjinit

0
5

Punimet për ndërtimin e bajpasit të Shëngjinit po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti i bashkisë Lezhë, i mbështetur financiarisht nga qeveria shqiptare, synon të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë sezonit të verës dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë të bregdetit të Lezhës.

Ky segment rrugor, me gjatësi 8,1 km, është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vlerën e 11 milionë eurove.

Për ndërtimin e segmentit po punohet njëkohësisht në të dy kahet e këtij bajpasi, i cili do të lidhet me rrugën e re Shëngjin–Velipojë.