Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; vendi ynë do të VIJOJE nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit KU në zonat Jugore – Juglindore do të jenë rrebeshe; Në zonat malore priten reshje dëbore POR me intensitetet të ulët; Parashikohet që edhe pasditja të MBETET nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm dukë bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante në pothuajse të gjithë vendit POR në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ULEN në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimalet duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 17°C do të jetë vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.




