Shqipëria Moti – E Martë, 17 Mars 2026

0
15

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat me kalimin e orëve gradualisht do të shtohen. Gjithashtu pritet të ketë dhe rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër duke bërë që pothuajse i gjithë vendi ynë të përfshihet nga reshjet e shiu. Parashikohet që reshjet në pjesën më të madhe të vendit të jenë me intensitete të ulta. Ndërsa në zonat Veriore në intervale të shkurtra kohore pritet që lokalisht të jenë edhe me intensitet deri mesatar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e para të mëngjesit POR ulen në mesditë duke u  luhatur nga;  4°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopisë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 23°C përkatësisht në qarkun e Fierit

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.