Vendimi vjen në zbatim të ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”.

Ndërkohë bazuar në këtë ligj, bashkia e Shkodrës njofton se për vitet 2015–2019, subjektet paguajnë vetëm 50% ose 75% të detyrimit kryesor, ndërsa të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Ndërsa për vitet 2020–2024, kërkohet pagesa e plotë e detyrimit kryesor deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Nuk përfitojnë nga ky ligj subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose që janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore dhe  doganore.