Ura do të ndërtohet pranë fshatit Gjinikas. Ndërhyrja e përkohshme do të sigurojë vazhdimësinë e qarkullimit në këtë segment rrugor lokal që lidh fshatrat Gjinikas dhe Osojë.

Ndërhyrja e koordinuar për garantimin e aksesit në Moglicë, erdhi si rezultat i ndjekjes së situatës nga Prefektura e Qarkut Korçë në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bashkinë Maliq. Ura ekzistuese pësoi dëmtime në njërin krah si pasojë e reshjeve të dimrit. Ndërkohë, kompania Devoll Hydropower sh.a., e cila ka ndërtuar urën ekzistuese, ka marrë përsipër edhe rehabilitimin e plotë të saj, i cili pritet të realizohet sapo të ulet niveli i ujit në lumin Devoll.

Prefektura e Qarkut Korçë bëri të ditur se, do të vijojë të ndjekë nga afër situatën dhe të garantojë koordinimin institucional për zgjidhjen e plotë të kësaj problematike.