Shqipëria Moti – E Hënë, 9 Mars 2026

0
20

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dhe ditën e hënë; orët e paradites të ketë; intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në zonat Qëndore do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara shiu; NDERSA pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Fier dhe Elbasan.   

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.