Ndryshimet synojnë qartësimin e zinxhirit komandues dhe rritjen e llogaridhënies brenda strukturave përgjegjëse.

Sipas vendimit, që është publikuar në Fletoren Zyrtare, drejtori i Përgjithshëm i strukturës për menaxhimin e fondeve të BE-së do të ketë drejtim të drejtpërdrejtë mbi strukturën menaxhuese, që përfshin Zyrën Mbështetëse të Zyrtarit Kombëtar të Autorizimit (ZKA) dhe organin kontabël. Ky drejtim do të bëhet në përputhje me manualet dhe rregulloret e brendshme të ministrisë së Financave, duke garantuar kontroll më të mirë mbi operacionet financiare.

Programi IPARD III është një instrument i rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve dhe agrobiznesit, dhe menaxhimi i tij i saktë është kusht i domosdoshëm për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian.