Një aspekt tjetër që ka trajtuar raporti është se qytetarët e Kosovës nuk e perceptojnë ardhjen e të huajve si kërcënim për sigurinë apo stabilitetin ekonomik. Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 8293 leje qëndrimi për shtetas të huaj, prej të cilave 3974 për qëllime punësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane të menaxhimit të migratëve.
“Ajo që është shumë e rëndësishme që ka nxjerrë raporti, është edhe orientimi strategjik i Qeverisë së Kosovës, të cilët e konfirmojnë edhe orientimin e qartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, ku është konstatuar nivel i lartë besimi në anëtarësimin në Bashkimin Evropian me (71,0%) dhe veçanërisht anëtarësimin në NATO me (90,8%)”, thuhet në raport.
Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej reformat në sektorin e sigurisë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. MPB do të vazhdojë të punojë me përkushtim për një Kosovë të sigurt, demokratike dhe të integruar në strukturat euroatlantike





