Clinton bëri thirrje që edhe presidenti republikan, Donald Trump të thirret për të dëshmuar nën betim rreth lidhjeve të tij të kaluara me shkelësin e dënuar seksual.
“Nëse ky komision do të ishte serioz në lidhje me zbulimin e së vërtetës rreth krimeve të trafikimit seksual të Epstein, (…) do t’i kërkonte drejtpërdrejt presidentit tonë aktual të shpjegonte nën betim dhjetëra mijëra herë që ai shfaqet në çështjen Epstein”, tha gruaja e ish-presidentit demokrat, Bill Clinton në komisionin e dominuar nga republikanët.





