Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMarrëveshja e drithit me Ukrainën do të çojë në zgjidhjen e konfliktit

Marrëveshja e drithit me Ukrainën do të çojë në zgjidhjen e konfliktit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga Ankaraja do të çojë në një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Çavusoglu i bëri këto komente në kohën kur anija e parë e ngarkuar me grurë nga Ukraina u nis për në Liban, pas inspektimeve në Stamboll. “OKB-ja parashikon se marrëveshja do të ndihmojë në rinovimin e besimit në tregjet globale të ushqimit dhe do të ulë çmimet. Ne gjithashtu shpresojmë se marrëveshja e fundit do të rrisë shanset për një zgjidhje të negociuar dhe qëllimi ynë është t’i japim fund luftës në Ukrainë. Ne ndiejmë mbështetjen e partnerëve tanë të ASEAN-it në përpjekjet tona drejt këtij qëllimi”, tha ai në Takimin e Katërt Trepalësh të Partneritetit të Dialogut Sektorial Turqi-ASEAN, në Pnom Pen. Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen historike më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase për drithërat që kanë ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila është tani në muajin e gjashtë. Çavusoglu nënvizoi gjithashtu se Turqia po përpiqet të “zhvillojë më tej angazhimin me ASEAN-in” nën iniciativën e saj “Azia përsëri”. Nisma shihet nga ekspertët si një hap drejt riformësimit të diplomacisë së ardhshme të Turqisë. Kamboxhia është kryesuese e ASEAN-it për vitin 2022, ku marrin pjesë Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami. ASEAN-i është një bashkim politik dhe ekonomik i 10 shteteve anëtare në Azinë Juglindore, që promovon bashkëpunimin ndërqeveritar dhe lehtëson integrimin ekonomik, politik dhe social-kulturor midis anëtarëve të tij në Azi-Paqësor.https://ata.gov.al/2022/08/04/turqi-cavusoglu-marreveshja-e-drithit-me-ukrainen-do-te-coje-ne-zgjidhjen-e-konfliktit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments