Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” prej disa vitesh funksionon tashmë si shkollë qendër komunitare.Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” u ndërtua nga e para me financim të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Berat.
Shkolla ka kapacitete të shtuara, palestër, auditor, bibliotekë, hapësira ndihmëse dhe laboratorë në një sipërfaqe ndërtimi prej 4380 m2, në shërbim të mbi 640 nxënësve dhe mësuesve, si dhe shërben edhe pas orarit mësimor, si qendër komunitare.





