Takimi solli në qendër pasurinë e dialekteve dhe të folurave krahinore si pjesë e identitetit tonë kombëtar, duke u ndalur te evoluimi i shqipes së folur ndër shekuj dhe raporti i saj me gjuhën standarde. Arbërishtja u trajtua si një dëshmi e gjallë e vazhdimësisë historike të shqipes dhe si një urë lidhëse me diasporën arbëreshe në Itali, ku u ndanë edhe përvoja konkrete mbi ruajtjen, kultivimin dhe mbështetjen institucionale të saj në këto komunitete.

Në bashkëpunim me gjuhëtarët dhe akademikët e mirënjohur: prof: Rami Memushaj, Ledi Shamku, Ardian Doka, Anila Omari, Pëllumb Xhufi dhe nën interpretimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatrit të Operas dhe Baletit, në COD u krijua një atmosferë të veçantë ku fjala, historia dhe tradita u ndërthurën në një përvojë të plotë kulturore.