Ekspozita sjell mbi 50 vepra të Pierre-Auguste Renoir, mes tyre edhe piktura ikonike “Bal au Moulin de la Galette”, e ekspozuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Fokusi është periudha më krijuese e artistit, nga mesi i viteve 1860 deri në mesin e viteve 1880, duke eksploruar temat e dashurisë, miqësisë, shoqërueshmërisë dhe jetës së përditshme.
Veprat vijnë në bashkëpunim me muze të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë Musée d’Orsay në Paris dhe Museum of Fine Arts nga disa qytete të mëdha të botës.





