Gjiganti amerikan i teknologjisë bëri të ditur se tre lidhje nënujore do të lidhin Indinë me Singaporin, Afrikën e Jugut dhe Australinë dhe katër lidhje me fibra optike do të forcojnë lidhjet ekzistuese midis SHBA-së, Indisë dhe rajoneve të tjera të hemisferës jugore.
Ky projekt është pjesë e investimit gjigant prej 15 miliardë dollarësh për pesë vjet, i njoftuar në tetor nga “Google”, që përfshin ndër të tjera ndërtimin e qendrës së tij më të madhe të të dhënave jashtë SHBA-së në qytetin Visakhapatnam, në juglindje të Indisë.
”India po ndjek një rrugë jashtëzakonisht premtuese në fushën e IA-s dhe ne duam të jemi partnerët e saj”, deklaroi përpara medias në Nju Delhi Sundar Pichai, CEO i “Alphabet”, kompania mëmë e “Google”.
Sipas tij, vendi ka një pozicion unik në revolucionin teknologjik në zhvillim.
Kabllot e reja do të lidhen me Visakhapatnam, e cila pritet të bëhet një nga kryeqendrat indiane të IA-së.
”Për një vend me më shumë se një miliard banorë, ato do të rrisin rezistencën e rrjetit elektronik indian dhe do të përmirësojnë sigurinë e tij ekonomike”, theksoi ”Google”





