Institucioni, që konsiderohet një nga muzetë më të mëdhenj të fotografisë në botë, ruan mbi 6.5 milionë objekte, duke mbuluar rreth 180 vite histori fotografike. Vetëm gjatë javës së parë pas hapjes, muzeu regjistroi mbi 13 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të publikut.

Koleksioni përfshin një “Galeri Nderi” me 99 imazhe ikonike – nga daguerrotipet e shekullit XIX deri te veprat bashkëkohore të fotografëve si Erwin Olaf dhe Dana Lixenberg. Hapësira e re ofron ambiente të zgjeruara ekspozimi, bibliotekë, laborator fotografie (dhomë e errët), librari të specializuar, kafene muzeale dhe restorant panoramik në tarracë.

Me fokus në ruajtjen e trashëgimisë fotografike holandeze dhe prezantimin e krijimtarisë bashkëkohore, muzeu synon të shndërrohet në një pikë referimi për artin e fotografisë në Evropë dhe një destinacion të domosdoshëm për dashamirësit e kulturës vizuale.