Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të FTOHTA me origjinë Verilindore; do të sjellë, përmirësim të theksuar të situatës atmosferike në të gjithë territorin; për pasojë; Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta KU në skajin Verior- verilindor priten reshje të izoluar dëbore; NDERSA gjatë pasdites dhe në vijim; do të ketë largim të vranësirave nga i gjithë territori Shqiptar duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë për disa ditë me rradhë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vleratt minimale POR rriten maksimet duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 15°C përkatësisht në qarqet; Lezhë; Durrës dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.




