Steinberg shkruante tekstet, ndërsa Kelly kompozonte muzikën. Dyshja pati ndikimin më të madh përmes këngëve të shkruara për artistë të tjerë.
Në vitin 1984, ata shkruan “Like A Virgin”, që u bë hiti i parë #1 i Madonna.
Në vitin 1987, balada “Alone”, e interpretuar nga ”Heart” arriti gjithashtu vendin e parë në klasifikime.
Dyshja kompozoi “True Colors” të Cindy Lauper dhe “So Emotional” të Whitney Houston, si dhe bashkëshkroi “Eternal Flame” me Susanna Hoffs të grupit “Bangles”.
Lista e hiteve të tyre shtrihet përtej këngëve #1, duke përfshirë “Sex As A Weapon” të Pat Benatar; “In Your Room” të “The Bangles”, “I Drove All Night” të Cyndi Lauper, “I Touch Myself” të “Divinyls” dhe “I’ll Stand By You” të “The Pretenders”.
Në vitet ’90, Tom Kelly u tërhoq nga industria e muzikës, por Steinberg vijoi krijimtarinë.
Ai bashkëpunoi me Rick Nowels për “Falling Into You” të Celine Dion (1996).
Në vitet 2000, ai bashkëpunoi me producentin Josh Alexander për hite si “Too Little Too Late” të Jojo; “All About Us” të t.a.T.u dhe “When It All Falls Apart” të “The Veronicas”.
Me një katalog që përfshin dekada dhe gjenerata të ndryshme të muzikës Pop, Billy Steinberg la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.
Ai dhe Tom Kelly u përfshinë së bashku në “Songwriters Hall of Fame” në vitin 2011, duke vulosur talentin e tyre në historinë e muzikës moderne.





