Do të vijoje Rënia e Vlerave Barike; duke bërë që orët e para të ditës; të dominohen nga vranësira të dendura në pjesën më të madhe të Republikës së MV duke gjeneruar rrebshe shiu si edhe reshje dëbore në zona të izoluara; Më të dendura reshjet do të PARAQITEN në zonat Veriore – Veriperëndimore; Parashikohet që mbrëmja dhe nata; të sjellin rënie të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori e Maqedonisë së Veriut; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Kumanovës deri në 11°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Gjevgjelisë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.


