Shqipëria Moti – E Diel, 15 Shkurt 2026

0
15

Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa; vendi yne do të MBETET me vranësira të dendura të cilat; herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin POR në sasi të pakta; Reshje dëborë priten në skajin verilindor – juglindor; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të vranësirave duke sjellë ndërprerje të reshjeve DHE ri-kthim të intervaleve me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR mesdita  sjell rënie të tyre duke u luhatur nga; 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 17°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit

Era do të fryjë  mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.