Filmi është një adaptim i romanit me të njëjtin titull nga Peter Cameron ndërsa skenari është shkruar nga Patrick Marber. Historia ndjek një çift amerikan që udhëton në Evropë për të adoptuar një fëmijë, por përfundojnë të izoluar në një hotel të madh dhe të zbrazët, ku tensioni psikologjik rritet mes misterit dhe kushteve të ashpra dimërore.

Në role kryesore interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence ndërsa pjesë e kastit është konfirmuar edhe Patricia Clarkson. Aktori danez Mads Mikkels përflitet si pjesë e projektit, por ende pa konfirmim zyrtar.

Ky është bashkëpunimi i shtatë mes Scorsese dhe DiCaprio-s, ndërsa për Lawrence është hera e parë që punon me regjisorin fitues të Oscar-it. Filmi prodhohet nga Apple Original Films në bashkëpunim me Studiocanal.

Xhirimet në Pragë pritet të sjellin vëmendje të madhe ndërkombëtare për industrinë filmike çeke, ndërsa qyteti është shndërruar vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara për produksione të mëdha hollivudiane.