Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre; duke sjellë në vendein tonë mbizotërim të vranësirave, përgjatë gjithë 24-orëshit të cilat herë pas-here do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore; Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të vranësirave dhe shirave në Veri – Qendër duke lënë sërisht zonat Jugore dhe Juglindore me vranësira dhe rrebeshe shiu. Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 20°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Lezhë dhe Durrës.
Era do të fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.


