Muzeu Etnografik u bën thirrje të gjitha familjeve që zotërojnë objekte të vjetra të ndjekin këtë iniciativë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe traditave lokale. Çdo objekt i dhuruar do të shoqërohet me shënimin e emrit apo familjes së dhuruesit dhe do të bëhet pjesë e ekspozitës për vizitorët.

Muzeu Etnografik i Elbasanit, i vendosur në një ndërtesë karakteristike qytetare, përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Në ambientet e tij prezantohen rreth 80 lloje zejesh tradicionale, si dhe objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës, veshjet, mobilimin dhe artizanatin e trevës së Elbasanit ndër shekuj.