Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajore të paqëndrueshme; duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës POR më intensitet të ulët; herë pas here priten intervale me kthjellime; Parashikohet që vranësirat të bëhen të dukshme sërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes; duke sjelle reshje në skajin Verior – Veriperëndimor; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të do të vijojnë të ulen si në mëngjes dhe në mesditë; duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët deri në 7°C do të jetë vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.




