Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.67 lekë dhe këmbehet me 114.60 lekë, ndërsa euroja u ngjit me 0.15 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 116.76 lekëve. Me 0.49 lekë, i forcoi pozitat edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 139.55 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.16 lekë dhe këmbehet me 119.59 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë fituar terren kundrejt tij.