“Hamleti” në një formë të veçantë në Teatrin Metropol

0
5

“Hamleti”, një prej veprave më të njohura nga Uilliam Shekspiri, rivjen në Teatrin Metropol, me regjinë e Jonida Beqos, në një formë krejtësisht të veçantë, moderne dhe me të papritura.

“Hamleti” i Metropolit ka një qasje artistike që e fton publikun të ndjejë emocion e tension, si dhe të përfshihet në një reflektim të thellë mbi hakmarrjen, fatin, moralin, çmendurinë dhe dilemën ekzistenciale të njeriut. Kjo tragjedi, me një ndërlikim të madh filozofik dhe psikologjik, ka mbetur një nga veprat më të vëna në skenat botërore.

Në shfaqje interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj, Urim Aliaj, Xhino Musollari, Amri Hasanlliu, Ketjona Pecnikaj, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Jurgen Dervishi, Besmir Sula, Mario Bali, Adela Gjyla, Megi Duka, Silva Brahimataj, Deljana Topulli, Elion Guri.