Lojtarët profesionistë të futbollit, lojtarët e regbit dhe boksierët janë në rrezik jashtëzakonisht të lartë për të zhvilluar sëmundjen e alzheimerit dhe parkinsonit, ose forma të ndryshme të demencës, shkruan salute.eu.

Teknikisht, gjendja e tyre quhet CTE (Encefalopati Traumatike Kronike) dhe disa studime e kanë hetuar atë.

Megjithatë, duhet thënë se rreziqet e sporteve të kontaktit kanë ekzistuar për gati një shekull.

Në vitin 1928, patologu amerikan Harrison Martland botoi një artikull shkencor në të cilin argumentoi se “boksierët e kanë njohur prej kohësh një gjendje të veçantë që ndodh midis boksierëve profesionistë, të cilën, në zhargonin e ringut, e quajnë të dehur nga grushtet’’.

Simptomat? Një ecje e lëkundur dhe konfuzion mendor. Dhe në disa raste, dehja nga grushtet është zhvilluar në demencë, e klasifikuar më vonë si “demenca pugilistica”, sepse ndodh tek atletët që kanë pësuar trauma të përsëritura në kokë.