Pylli i Fazanëve në Maliq konsiderohet si një nga destinancionet më tërheqëse në juglindje të vendit për turizëm gjithëstinor.

Ky pyll, me një sipërfaqe prej 50 ha, ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës. Ai ka një peizazh fantastik dhe gëzon njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.

Interesant është fakti që në këtë pyll gjen jo vetëm fazanët, simbolin e këtij monumenti, por edhe shumë kafshë të tjera.

Larmishmëria e pyllit me plepa, shelgje, blire, pisha dhe bredha bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.

Pylli i Fazanëve, i rijetësuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme të juglindjes së vendit me organizimet familjare e shoqërore jo vetëm nga banorë të kësaj zone, por tashmë edhe të turistëve vendas dhe të huaj.