Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Perëndimore; do të sjellin në territorin Shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike; Kështu; Orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta duke gjeneruar reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta; Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore; Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin; Përjashtuar zonat Veriore të cilat do të mbeten me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Peshkopi dhe maksimumi do të ngjitet deri në 15°C në qarkun e Durrësit