Qendra Multifunksionale në Cërrik përfaqëson një model bashkëkohor të integrimit të shërbimeve sociale, duke u kthyer në një pikë referimi për mbështetjen e komunitetit lokal.Qendra Multifunksionale në Cërrik, krahas mbështetjes në ambientet e qendrës, ofron edhe shërbime lëvizëse, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.Kjo qendër, ofron jo vetëm asistencë konkrete, por kontribuon edhe në fuqizimin social, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ajo shërben si një hapësirë bashkëpunimi dhe solidariteti, ku mbështetja nuk mbetet brenda institucionit, por shtrihet në çdo cep të zonës.