Natyra, kulinaria e pasur, destinacionet turistike dhe kultura shqiptare ishin në qendër të dokumentarit “Destination Francophonie, Albanie”.

Premiera e këtij dokumentari u shfaq në Paris, ku të pranishëm ishin personalitete të kulturës frankofone, ndërsa banda Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura (OSFA) performoi muzikë shqiptare për të pranishmit.

Dokumentari “Destination Francophonie – Albanie” është një program i dedikuar kulturës shqiptare, ku njëherësh theksohet roli dhe prania e gjuhës frënge në vend. Dokumentari sjell një pasqyrë të kulturës, historisë, natyrës dhe traditave shqiptare përmes optikës së këtij emisioni  kulturor.

Në fund të premierës, të pranishmit shprehën vlerësimet e tyre për Shqipërinë, duke e cilësuar një vend me destinacione të jashtëzakonshme, kulturë frankofone të gjerë, peizazhe të mrekullueshme dhe me njerëz të buzëqeshur.