Të rinjtë në bashkinë Përmet do të kenë qendrën e tyre rinore, e cila do të mbështetë kreativitetin, talentin dhe të gjithë potencialin e tyre. Rikonstruksioni i godinës publike (ish-Pallati i Kulturës) për krijimin e një Qendër Rinore të qytetit, me kushte moderne e standarde evropiane, financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkia Përmet. Ky projekt vjen si një nga prioritetet kryesore të bashkisë, për hapjen e një qendre rinore publike, kushtuar promovimit të përfshirjes artistike, kulturore dhe sociale të të rinjve. Projekti ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale të mbi 100 rinjve të zonës dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin social të bashkisë Përmet, duke ju lehtësuar aksesin në shërbime të tilla si: edukimi formal dhe joformal, sipërmarrje, kulturë, informacioni dhe ICT, pavarësisht nga gjinia, etnia, kultura, aftësitë e veçanta, besimi, etj.https://ata.gov.al/2022/08/03/be-financon-ndertimin-e-qendres-rinore-ne-permet/
BE financon ndërtimin e Qendrës Rinore në Përmet
RELATED ARTICLES