Teatri brenda mjediseve të kopshtit është kthyer tashmë në një traditë. Këto shfaqje janë jo vetëm argëtim, por edhe një mënyrë edukimi i fëmijëve përmes artit. Drejtoresha Mile, u shpreh se kjo praktikë nisi gjatë periudhës kur Teatri i Kukullave ndërpreu aktivitetin për shkak se ishte në rikonstruksion. Ajo tha se, përveç shfaqjeve brenda institucionit, kur moti e lejon, fëmijët e grupit të madh, kanë kryer vizita edhe nëpër muzetë e kryeqytetit, si te Muzeu i Forcave të Armatosura, Kopshti Botanik, piknik nga Liqeni i Tiranës etj.

Ditët e ftohta të dimrit nuk ia kanë ulur gjallërinë e zakonshme kopshteve të kryeqytetit.

Daljet e herëpashershme nëpër muze apo institucione të tjera, tashmë janë zëvendësuar nga teatri me kukulla në mjediset e brendshme të kopshtit.