Muzeu i së Ardhmes në Dubai do të hapet në shkurt dhe do jetë një nga vendet e reja kulturore më ndërtesën të bukur mbi Tokë, deklaroi zëvendëspresidenti i Dubait, Mohammed bin Rashid, duke shpallur datën e përurimit. Muzeu, i cili do të hapet në qendër të Dubait, është cilësuar si një nga 14 muzetë më të bukur në planet, sipas ”National Geographic”. Ndërtesa e re e artit bashkëkohor në Dubai do të shtrihet në 30 000 metra katrore dhe struktura është 77 metra e lartë. ”Hapësira e madhe do të strehojë një qendër kërkimore me laboratorë dhe klasa si dhe hapësira për eksperiencën e vizitorëve të muzeut me teknologji të reja”, raportoi ”National Geographic”. Dy ura do të lidhin qytetin me ndërtesën.
Dubai me një nga muzetë më të bukur në botë
RELATED ARTICLES